Shpëtohen dy persona të cilët ranë në luginën e Sharës me një katërçikletë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 19:31

Shpëtohen dy persona të cilët ranë në luginën e Sharës me një katërçikletë

Në pasditën e së dielës, rreth orës 16:06, dy persona kanë rënë në luginën e Sharës me nje katërçikletë. Personat kanë dalë nga rruga Kodra e Diellit – Leshnicë, pranë fermës “Leshnica”, në një përroskë, ku kanë pësuar lëndime. Nga shërbimet policore thuhet se rastin e ka raportuar personi me inicialet S.U, i cili ishte një prej të lënduarve bashkë me dy persona të tjerë me inicialet F.F (24) dhe S.S (23).

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

Aksidenti u raportua në orën 16:06 në numrin unik të emergjencës 112 në QMK. Nëpërmjet një lidhjeje me policinë, është marrë njoftim se në rrugën Kodra e Diellit – Leshnicë, në afërsi të fermës ‘Leshnica’, dy persona me një ‘katërçikletë’ kanë dalë nga rruga në një përroskë. Me ta ishte një person tjetër në një katërçikletë, por ai nuk mund t’i shihte apo dëgjonte pasi ata kanë ‘fluturuar’ nga rruga”.

Ndërkaq në orën 16:50, nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë njoftuar se Stacioni Policor Kodra e Diellit ka raportuar se personat janë kontaktuar, janë gjallë por kanë lëndime dhe se janë tërhequr për t’i marrë një automjet i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës.

Sipas njoftimeve të fundit në QMK, personat janë dërguar tashmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe janë nisur drejt spitalit me mjetin mjekësor. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 13 Maj, 2024 19:31