Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 19:39

Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit

Sërish tubim para Bashkisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Protesta e sotme është shoqëruar sërish me tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur përpara Bashkisë, ndërsa godina është rrethuar nga efektivët e policisë. Gjatë përplasjes mes tyre janë hedhur edhe bomba molotovë, në drejtim të Bashkisë. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje janë në protestë për dosjen “5D”, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestuan me urdhër të prokurorisë së posaçme, SPAK. Opozita ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ditët në vazhdim pritet të ketë sërish protesta. Ndërkohë, në përfundim të protestës, opozita ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm në tubimin e liderit opozitar, poshtë shtëpisë së tij, pra, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 14 Maj, 2024 19:39