Taravari: Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri vitin 2028

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 14 Maj, 2024 09:13

Taravari: Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri vitin 2028

Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” thotë se Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri vitin 2028.

“Disa thonë në 2030, unë mendoj se deri në fund të mandatit ka gjasa që disa shtete, katër shtete të Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Europian. Nuk e them sigurt, por e them që ka gjasa reale”, tha Taravari në “ClickPlus”.

Taravari foli edhe për Marrëveshjen me Bullgarinë për të cilën tha se është çështje e mbyllur, sikurse e Ohrit dhe e Prespës, por pajtohem me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kur thotë se duhet të pritet qershori për të parë edhe se si do të realizohen ndryshimet kushtetuese.

“Marrëveshja kornizë e Bullgarisë është e pandryshueshme, e panegociueshme. Është fakt i pamohueshëm. Maqedonia po kërkon garanca.. Unë pajtohem me zotëri Mickoskin që duhet ta presim qershorin për t’i parë rezultatet (në Bullgari), për ta parë Qeverinë dhe për t’u ulur me Qeverinë e Bullgarisë për ta parë mënyrë se si të realizohen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 14 Maj, 2024 09:13