Aksident i rëndë në Florida, rrëzohet një autobus! Tetë të vdekur e dhjetëra të plagosur

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 15 Maj, 2024 08:49

Aksident i rëndë në Florida, rrëzohet një autobus! Tetë të vdekur e dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus që transportonte dhjetëra punëtorë fermash në shtetin amerikan të Floridës u rrëzua të martën, sipas zyrtarëve.

Autobusi mbante rreth 53 punëtorë ferme që u nisën për në Cannon Farms kur aksidenti ndodhi në Marion County, thanë zyrtarët e Patrullës së Autostradës në Florida.

Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një gardh përpara se të përmbysej, thanë zyrtarët, të cilët shtuan se 45 nga të plagosurit u dërguan në objektet mjekësore, përfshirë tetë në gjendje kritike.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 15 Maj, 2024 08:49