Maturantët mes shumë dilemave!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:03

Maturantët mes shumë dilemave!

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në fund të vitit shkollor 2022/2023 numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta është 66.678, që paraqet një rënie prej 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor

Sistemi arsimor në Maqedoni po i ngjan tregut në sezonet e uljeve, kur blerjet bëhen më shumë për hir të çmimit se sa të nevojës. Si pasojë e të gjitha “eksperimenteve” të kryera me arsimimin e të rinjve dhe mënyrat e ndryshme, kriteret dhe aktet ligjore kanë ndryshuar shpesh gjatë viteve të fundit, duke shkaktuar një cungim në performancën e maturantëve, studentëve dhe punonjësve në tregun e punës.

Përtej kësaj, numri i të rinjve që studiojnë në shkolla ka pësuar rënie dramatike nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve. Sa i përket arsimit profesional, maturantët këtë vit ndihen të hutuar, duke lënë të nënkuptohet se ata janë mes “dyerve” të universitetit që kërkon shpenzime shumë, duke qenë e dukshme se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk mbulon dot as shpenzimet e rrugës apo vaktit ushqimor. Apo një zanati që ofron të ardhura edhe për familjen, duke marrë parasysh se edhe shporta ushqimore është vazhdimisht në rritje. Opsioni i tretë sipas një numri në rënie nga viti i kaluar të maturantëve çuditërisht është migrimi.

Zgjedhja e një dege studimi është një proces i rëndësishëm i cili përcakton fushën në të cilën do zhvillohet karriera dhe kompetencat profesionale në të ardhmen. Për këtë, gazeta KOHA bisedoi me maturantët për të kuptuar orientimet e tyre pas maturës.

Maturantja Sara Sulimani, tha për gazetën KOHA se pavarësisht këshillimit nga universitetet e ndryshme dhe mundësitë që ofrojnë ata, ajo ka vendosur të filloj zanatin si grimere profesionale, kështu edhe mund të siguroj të ardhme më të mirë.

“Sa i përket migrimit, nuk e besoj. Mendoj që edhe këtu ka të ardhura të mira, mirëpo viteve të fundit standardi jetësor u rrit. Prandaj kam vendosur që të filloj zanatin si grimere, me kurse të ndryshme qe ofrohen mund të fillosh diçka më të sigurt për të ardhmen. S’është se nuk dua të studioj mirëpo nga ajo që shihet mundësitë janë të vogla për punë profesionale në të ardhmen. Pastaj, nuk mbulohen as gjysma e shpenzimeve nga shteti”, deklaroi maturantja Sara Sulimani.

Nga ana tjetër, studentët në vend që të orientohen në degë që përafrohen me nevojat e tregut të punës, studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë zgjedhin të studiojnë në degë që tashmë ka mbingopje.

Studenti nga Shkupi, Gazmend Shabani, deklaroi për gazetën KOHA se marrja e një diplome nuk është çelësi i vetëm për hapjen dyerve të së ardhmes, pavarësisht dëshirës për arsim. “Në ato degë që unë jam i drejtuar, fatkeqësisht kam parë që ka një numër të madh të të diplomuarve dhe pak punësime. Nuk them që s’do i filloj studimet, dua një profesion, por jam i pasigurt për sa i përket diplomës. Nëse gjërat do shkojnë edhe më keq them se nuk më mbetet tjetër, vetëm se migrimi”, shtoi ai.

Ndryshe, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në fund të vitit shkollor 2022/2023 numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta është 66.678, që paraqet një rënie prej 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. (koha.mk)

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:03

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Champions League është një ëndërr për të gjithë”

Toni Kroos: “Nuk je një lojtar i madh nëse nuk ke dëgjuar vërshëllima në Bernabéu”

Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?