Përfshirje maksimale të kompanive vendore në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, dakorduan Azeski dhe udhëheqësia e “Behtel dhe Enka”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 21:11

Përfshirje maksimale të kompanive vendore në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, dakorduan Azeski dhe udhëheqësia e “Behtel dhe Enka”

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut qëndron në dispozicion në gjetjen, gjegjësisht rrjetëzimin e kompanive vendore lokale të cilat duhet në maksimum të përfshihen gjatë realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e projektit për korridoret 8 dhe 10d, ishte dakorduar në takimin e djeshëm të kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësinë e kompanisë “Bechtel dhe Enka”. Të dyja palët, siç bëri të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, janë marrë vesh që edhe më tutje t’i vazhdojnë kontaktet me tempo të përforcuar me çka do të lehtësohej realizimi i këtij projekti.

Në takim, Azeski dhe udhëheqësia e “Bechtel dhe Enka” kanë biseduar për dinamikën për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Gjatë kësaj, nga ana e Azeskit ishte potencuar se për ne është shumë me rëndësi që të përfundojnë në kohë të gjitha aktivitetet e planifikuara sepse realizimi i këtij projekti vendimtar dhe më i madh infrastrukturor është i rëndësishëm jo vetëm për shtetin tonë por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë.  Nga ana e udhëheqësisë së “Bechtel dhe Enka”, siç është bërë e ditur, ishte nënvizuar se ata për momentin punojnë në mënyrë intensive në të gjitha punët përgatitore dhe hulumtimeve në teren të cilat janë të rëndësishme për realizim të aktiviteteve dhe se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me institucionet kompetente vendore lidhur me ato aktivitete.

Udhëheqësia e “Bechtel dhe Enka” ka kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në drejtim të sigurimit të fuqisë së punës e cila gjatë gjithë periudhës sa është planifikuar të zgjasë realizimi i projektit duhet të arrijë numrin e 4.000 punëtorëve (kuadër -inxhinierë të kualifikuar etj. si dhe personeli i pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm). “Oda Ekonomike e Maqedonisë do të mbështesë çfarëdo lloj zgjidhje e cila do të nënkuptojë aktivitet më të shpejtë dhe më cilësor gjatë realizimit të këtij projekti (Korridoret 8 dhe 10d) duke pasur parasysh faktin se vlerësojmë se ky është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor në 10 vitet e ardhshme”, bëhet e ditur në kumtesë.

Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” ishte nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe me të është paraparë ndërtim i segmenteve të autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë në Korridorin 8 dhe Prilep – Manastir në Korridorin 10d. “Bechtel dhe Enka” në rajon ka realizuar projekte për ndërtim të autostradave në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Kroaci, Turqi dhe Rumani. Bashkë, “Behtel- Enka” ka ndërtuar më shumë se 28.000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele dhe 26 ura të mëdha.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?