Xhaferi në Samitin rajonal të liderëve në Kotor të Malit të Zi 

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 15 Maj, 2024 09:48

Xhaferi në Samitin rajonal të liderëve në Kotor të Malit të Zi 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 15.05.2024 (e mërkurë) dhe 16.05.2024 (e enjte), do të qëndrojë në vizitë pune në Malit të Zi, në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Më 16.05.2024, në orën 09:30, Kryeministri Xhaferi do të drejtohet në Panelin 1 të titulluar “Situata në terren dhe planet e ardhshme – plani i ri i rritjes” .

Në panel, krahas Kryeministrit Xhaferi, do të drejtohen edhe Albin Kurti, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Aleksandar Vuçiq. Presidenti i Republikës së Serbisë, Borjana Krishto, Kryetare e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Edi Rama, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Xhejms O‘Brajan, ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-ve, Oliver Varhei, komisari i Politikës së Fqinjësisë dhe Zgjerimit i Komisionit Evropian, a do të bisedohet diskutohet për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 15 Maj, 2024 09:48