“Zonja e Vjetër” zgjedh trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë “top”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:39

“Zonja e Vjetër” zgjedh trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare dhe një rrogë “top”

Juventusi ka zgjedhur Tiago Mota-n si trajnerin e ri për sezonin 2024-2025, që do të zërë vendin e Masimiliano Allegri. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”.

Madje, mes “bardhezinjve” dhe trajnerit aktual të Bolonjaa ka një marrëveshje paraprake. Mota, 41 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.

Kontrata parashikon edhe mundësinë për ta shtyrë kontratën për një vit të tretë. Për momentin nuk ka asnjë firmë konkrete, por duket se gjithçka është e mbyllur.

Allegri pritet të mbyllë këtë fundjavë ciklin e tij të dytë me Juventusin, për të hapur përfundimisht krahun. Mota këtë vit kualifikoi Bolonjën në Ligën e Kampionëve.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media