Raportet Shkup – Athinë/ Mickoski: Nga Greqia prisja urime e jo “muskuj politik”!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Maj, 2024 19:50

Raportet Shkup – Athinë/ Mickoski: Nga Greqia prisja urime e jo “muskuj politik”!

Nga Greqia prisja urime, fatkeqësisht morëm “muskuj politik” – tha lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, teksa ka komentuar reagimet greke.

Ai është zotuar se kërcënimeve greke për veto, nuk do të përgjigjet në mënyrën që do t`i përsëriste gabimet nga e kaluara.

Mickoski, betimin solemn të Siljanovskës e quajti dinjitoze, duke I bërë thirrje Greqisë që nëse pretendon për shkelje të “Prespës” t`i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Nuk pres që raportet mes dy vendeve të bazohen në kushtet politike. Pres të kemi raporte të mira ndërfqinjësore. Vlerësoj se edhe VMRO-ja dhe Qeveria e atjeshme që udhëhiqet nga Demokracia e Re kanë qëndrime të tyre për “Prespën”, nuk na pëlqen as neve as atyre. Për dallim nga ata, Marrëveshja e Prespës këtu është pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve maqedonase”, tha Hristijan Mickoski.

“E drejta ime njerëzore është se si do ta quaj vendin tim” – tha Mickoski i pyetur rreth përdorimit të emrit kushtetues të shtetit, duke potencuar se komunikimi midis institucioneve mbetet konform ligjit.

“Derisa jap deklarata para gazetarëve, unë por pres që edhe Presidentja Siljanovska, të shfrytëzohen termet “Maqedoni” dhe “Maqedonasit”, për shkak se sipas interpretimit tonë të “Prespës” nuk e shkelim marrëveshjen. U dërgoj mesazh miqve në Greqi, t`i ndalim kërcënimet dhe obstruksionet, të mos kthehemi në të kaluarën, të shikojmë drejt së ardhmes”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski pret që së shpejti të realizohet një takim me Kryeministrin grek dhe, sic tha, të bisedojnë për bashkëpunime në pjesën e ekonomisë, turizmit, arsimit e të ngjashme./tvklan.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Maj, 2024 19:50