E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:48

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”, zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Banori i BBVA Romeo Veshaj shpesh herë është kritikuar nga banorët e tjerë për faktin që dinte të lexonte mirë.

Në një video që po çarkullon nëpër internet zbulohet arsyeja e kësaj.

Në një episod të emisionit “Më lër të flas”, Romeo, ka ndarë një pjesë të ndjeshme të historisë së tij personale.

Romeo, së bashku me vëllain e tij Donaldin, ka rrëfyer një ngjarje të rëndësishme nga fëmijëria e tyre, e cila ka lënë gjurmë të thella në jetën e tyre.

Në atë kohë, një granatë ishte hedhur pranë shtëpisë së tyre, duke krijuar një moment të vështirë dhe traumatik për ta.

Për më tepër, sipas rrëfimit të Romeos, ata kaluan në temperaturë të lartë si pasojë e shpërthimit, një fakt që më vonë u manifestua me probleme në shikim.

Kjo sfidë në fëmijërinë e tyre ka ndikuar në aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat e mëtejshme të jetës, përfshirë leximin. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:48