Gerapetritis: Qeveria greke reagoi shpejt

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 10:16 Përditësuar

Gerapetritis: Qeveria greke reagoi shpejt

 Qeveria greke reagoi me reflekse jashtëzakonisht të shpejta, vetëm disa orë pas inaugurimit të presidentes së re të Maqedonisë së Veriut u aktivizuan kryetarja e Komisionit Evropian, kryetari i Këshillit Evropian, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, NATO dhe shumë vende dhe kjo falë politikës së jashtme greke, e cila me reflekse të shpejta arriti ta ndërkombëtarizojë çështjen dhe do të vazhdojmë me këtë, tha sot në mëngjes ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke në Parlament u përgjigj në pyetjen e deputetëve nga partia Fitorja lidhur me manastirin Hora në Turqi, të cilin autoritetet turke e shndërruan në xhami, por deputeti i partisë së djathtë – nacionaliste të vogël i ngriti edhe çështjet e tjera nga politika e jashtme, në mesin e të cilave edhe Marrëveshjen e Prespës.

129
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që ka probleme të mëdha, por përfaqëson të drejtë ndërkombëtare të cilën duhet ta respektojmë sepse në bazë të Kushtetutës është mbi çdo dispozitë tjetër ligjore”, tha Gerapetritis.

Paralelisht, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në mënyrë kategorike i mohoi shkrimet në media për pjesëmarrje të tij në formimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Jo vetëm që nuk kisha kurrfarë pjesëmarrje, por edhe nuk mund të marr pjesë për shkakun e thjeshtë që në themel nuk pajtohem me Marrëveshjen e Prespës, që përfaqëson tekst juridik me probleme të mëdha të cilat me kohë tregohen”, theksoi Gerapetritis.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 10:16 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
129
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?