Karlo Ançeloti dhe Real Madridi kërkojnë mbrojtësin e Arsenalin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:15

Karlo Ançeloti dhe Real Madridi kërkojnë mbrojtësin e Arsenalin

Sipas raportimit nga “CaughtOffside”, Real Madridi nuk është i vetëm në garën për shërbimet e Uiliam Saliba-s. Bajern Munihu dhe Paris Sen Zhermeni raportohet gjithashtu se janë të interesuar për nënshkrimin me francezin. Këto klube po synojnë që të përforcojnë qendrën e mbrojtjes me një lojtar të kalibrit të Salibas.

Për të siguruar shërbimet e Salibas klubet e interesuara duhet të paguajnë një çmim të lartë. Arsenali e vlerëson kartonin e tij rreth 85 milionë euro, si reflektim për rolin që ka në ekip.

CIES së fundmi e vlerësoi kartonin e Salibas rreth 100 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të vlefshëm në botë. Real Madridi përveç opsionit Saliba-s, në mendje ka edhe Leni Joro, një 18-vjeçar i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lille-s.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:15