Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:34

Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?!

Mediat maqedonase po shkruajnë se tanimë po vizatohen konturet e strukturës së Qeverisë së re.

Si ministra të VMRO-DPMNE-së po përmenden disa bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE për portalin Press24, nënkryetarët Timço Mucunski, Aleksandar Nikolovski dhe Gordana Dimitrievska Koçovska duhet të marrin pozitat e para në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe Financave.

Në Ministrinë e Transportit dhe Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike po përmenden Gjoko Velkovski dhe Stefan Andonovski, ndërsa ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pritet të jetë në Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë me koalicionin VLEN pritet edhe kombinime tjera, pasi që ky koalicion shqiptar pritet të ketë 6 ministri.(INA)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 20:34