Mediat spanjolle zbulojnë emrin e zëvëndësuesit të Çavit

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 20:14

Mediat spanjolle zbulojnë emrin e zëvëndësuesit të Çavit

Çavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll, “RAC1”. Këtë të enjte skuadra fitoi 0-2 në fushën e Almerias dhe kaloi në vendin e dytë, por në këtë moment Zhoan Laporta ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll në ditët në vijim.

Arsyeja është se ai është thellësisht i zhgënjyer prej tij.  Kjo, pasi që para se të udhëtonte për në Almeria, Çavi ndryshoi fjalimin e tij optimist dhe pranoi në një konferencë për shtyp se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë të konkurrosh kundër Real Madridit, në Ligë dhe kundër klubeve të mëdha të Evropës, në Ligën e Kampionëve, për shkak të situatën financiare të klubit.

E menjëherë kanë filluar të raportohet për zëvendësuesin potencial të Çavit. Emri i parë që përmendet është ai i Rafa Markez, trajnerit të Barcelonës B.

Rafa Markez ishte përmendur edhe më herët, kur Çavi kishte njoftuar vet se do të largohej nga Katalonia pas përfundimit të sezonit.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media