Najçevska: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 12:17

Najçevska: Pse kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar?

Profesorja maqedonase Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve.

“Nuk e thotë njeri me përvojë dhe dije, ose njeri që din ta udhëheq Kuvendin, ose njeri që me përpikmëri do ta zbatojë ligjin dhe Rregulloren dhe do të mundësojë funksionimin e Kuvendit, por thotë, shqiptar”, shprehet Najçevska.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN për Radio Televizionin e Kosovës tha se shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2024 12:17