Të mërkurën rivotohet në disa vendvotime, sonte nis heshtja parazgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:36 Përditësuar

Të mërkurën rivotohet në disa vendvotime, sonte nis heshtja parazgjedhore

Rivotim në shtatë vendvotimet në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore do të mbahet të mërkurën më 22 maj, Vendimi për rivotim është marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë si të pabaza të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të KSHZ-së.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore me qëllim që partisë t’i merren dy mandate të deputetëve.

KSHZ-ja në seancën e 105-të njëzëri e miratoi propozimin për përsëritjen e votimit në Njësinë Zgjedhore (NJZ) 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën. të Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:36 Përditësuar