“Rozafa” – 40 mijë turistë në 5 muaj, dyfishohet numri i vizitorëve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:44

“Rozafa” – 40 mijë turistë në 5 muaj, dyfishohet numri i vizitorëve

Kalaja e Rozafës ka shënuar një numër rekord vizitorësh nga periudha Janar-Maj. Sipas Drejtores Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Besara Podgorica gjatë kësaj periudhe kalanë e kanë frekuentuar  rreth 40 mijë vizitorë,  ku numrin më të lartë të tyre e mbajnë të huajt. 

“Është shumë bukur, sapo kam ardhur dhe jam nga Gjermania. Për mua është hera e parë që vizitoj kalanë e Shkodrës. Qenka me të vërtetë shumë interesante. Ndërtesa, struktura, muret dhe historiku i saj. Besoj se do të rikthehemi sërish”, u shpreh një turist.

Jam nga Koreja, por jetojmë në Shkodër me bashkëshorten. Ne vijmë vazhdimisht të vizitojmë kalanë sepse na tërheq shumë e sidomos nga larta pamja është mahnitëse. Lumi Buna duket tepër bukur këtu nga lart”, tha një vizitor.

Unë jetoj ne Shkodër dhe jam nga Koreja. E vizitojmë shpesh kalanë e Shkodrës. Njerëzit këtu janë shumë të dashur dhe ne tashmë jemi pjesë e Shkodrës. Ia kam sugjeruar vazhdimisht edhe miqve të mi Shkodrën, është qendra e turizmit kulturor dhe historik”, u shpreh një tjetër vizitor.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi Venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve. Kjo kala përbën një nga objektet kryesore turistike të qytetit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:44