Devijon nga rruga kamioni me targa serbe
Më datë 20.05.2024 në ora 18:30, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të urës mbi lumin Vardar në Zhelinë të Tetovës, kamioni “Volvo” me shenje nacionale serbe, i drejtuar nga Z.J. (65) nga Republika e Serbisë, ka dalë nga rruga.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Me autorizim të prokurorit publik, inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.