Konferenca për menaxhim me kriza natyrore: Të krijohet barazia gjinore edhe këtu

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 19:23

Konferenca për menaxhim me kriza natyrore: Të krijohet barazia gjinore edhe këtu

Barazia gjinore të ketë zë edhe në krijimin e politikave që merren me zvogëlimin e rreziqeve dhe rezistencën ndaj katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike, u tha në konferencën rajonale mbi barazinë gjinore në uljen e rreziqeve. UNDP-ja potencon përfshirjen e grave në këtë fushë të menaxhimit.

“Qëllimet tona janë të qarta: Të përforcohet vullneti politik dhe përpjekja për barazi gjinore dhe ulja e katastrofave; të përforcohet udhëheqësia e grave dhe të realizohet bashkëpunim dhe partneritet mes sektorëve dhe jashtë kufijve. Qëllimi ynë nuk është vetëm të përforcohet vetëdija, por që edhe diskutimet tona të shndërrohen në rezultat dhe aktivitete që do ta bëjnë dallimin e jetëve të atyre të cilët janë më së tepërmi të prekur.”, – deklaroi zëvendëspërfaqësuesja e UNDP-së, Sanja Bojaniq.

Katastrofat natyrore nuk ndikojnë njësoj tek qytetarët. Më të prekur dhe më pak të mbrojtur janë gratë, kategoritë e rrezikuara sociale dhe personat me nevoja të veçanta. Duhet një qasje e përgjegjshme për barazi gjinore, që të mund të kemi përgjigje për katastrofat natyrore edhe për kategoritë e rrezikuara, tha ambasadorja zvicerane, Veronika Ulman.

“Në projekt tregohet se në rajone të këtilla që janë më të ndjeshme ndaj katastrofave, në më shumë se 50% të amvisërive, burrat kanë fuqi të sjelljes së vendimeve, ndërsa gratë janë më pak të përfaqësuara, po ashtu edhe pakicat, familjet me të ardhura më të ulëta janë më pak rezistent dhe kanë më pak mundësi ta marrin veten nga katastrofat natyrore. Gjithashtu këto kategori nuk janë të përfshirë në procesin e marrjes së vendimeve.”, – theksoi ambasadorja e Zvicrës, Veronika Ulman.

Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të shfrytëzohet për këmbim mendimesh, që do të rezultojë në platformë dhe strategji për barazi gjinore në menaxhim me krizat.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 19:23