Miliona euro nga energjia elektrike bëhen në Maqedoni vetëm me të punësuar

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 22:05

Miliona euro nga energjia elektrike bëhen në Maqedoni vetëm me të punësuar

SHA EMV është kompania me fitimin më të lartë të arritur në vitin 2023 në mesin e kompanive me aktivitet prioritar prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa EVN Home ka fitimin më të lartë në mesin e tregtarëve të energjisë elektrike, gjegjësisht atyre që e shesin te konsumatori fundor, përcjell FLAKA.

Termocentralet shtetërore kanë një fitim prej 9,770,000 euro, ndërsa furnizuesi universal i energjisë elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël në tregun e rregulluar ka fitime mbi 20,000,000 milionë euro. Të dhjetë kompanitë – pesë më të mirat në të dyja kategoritë secila – kanë një fitim total prej rreth 65 milionë euro.

Ndër tregtarët në vendin e dytë është EVN Shitje, kompania bijë e SHA EMV, e cila shet energjinë e tepërt dhe furnizon me energji elektrike institucioneve publike si spitalet dhe shkollat.

Në Top-5 tregtarët me fitimet më të mëdha për vitin e kaluar, janë edhe emrat e Renuvabal Energy Supply (RES), blerësi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë që më pas ua shet përdoruesve fundorë, “Duferco”, e cila përveç të tjerave, me energji elektrike furnizon edhe SHA EMV kur ka mungesë prodhimi dhe Terna Energy Trading, e cila ka një rritje vjetore të fitimit prej 283 për qind.

Thuajse 2.4 milionë euro fitoi Terna Energy Trading me vetëm një punonjës. Bëhet fjalë për një kompani me të njëjtin emër nga Bullgaria, e cila menaxhohet nga pesë grekë.

Ndër prodhuesit në shoqëri me SHA EMV janë EVN Elektranat, kompania bijë e SHA EVN Maqedoni, e cila ka termocentralet e veta, Central Invest, pronar i hidrocentraleve dhe fotocentraleve dhe termocentrali i gazit SHA TE-TO.

Në vendin e pestë është KTM Energy Solution e Shtipit, e cila funksionon vetëm dy vjet, por shpejt u gjend ndër më të mirat për sa i përket fitimit për vitin e kaluar në Shtip. Kompania në pronësi të Trajçe Dimitrovit, Marjan Jovçevskit dhe Kristian Kolevit nga 250 mijë euro fitim në vitin 2022 bëri një kërcim në fitimet prej 2.4 milionë euro në vitin 2023. Të ardhurat janë rritur më shumë se pesëfish. Duhet thënë se ndonëse aktiviteti zyrtar është “prodhimi”, kompania kryesisht punon me pajisje dhe instalim të fotovoltaikëve.

Ndryshe, tetë nga dhjetë kompani kanë hyrë në 100 më të suksesshmet për vitin 2023 sipas fitimit të realizuar. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 22:05