Tragjike, Reperi amerikan vret veten gabimisht “live” në Instagram

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 08:42

Tragjike, Reperi amerikan vret veten gabimisht “live” në Instagram

Reperi adoleshent amerikan Rylo Huncho ka vdekur tragjikisht pasi qëlloi veten në kokë teksa po xhironte një video live.

Muzikanti 17-vjeçar po postonte në Instagram teksa luante me një armë. Në një moment ai çaktivizoi siguresën, drejtoi armën në kokë. Papritur u dëgjuan të shtënat duke bërë që videoja të ndalonte.

Sipas mediave dhe policisë amerikane, reperi 17-vjeçar është gjetur i vdekur më 15 maj në Suffolk të Virxhinias, SHBA. Autoritetet nuk e konfirmuan emrin e reperit, por thanë se ishte një “plagë aksidentale me armë zjarri”.

Pasi Rylo Huncho ndërroi jetë, u krijua një faqe GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e funeralit dhe për të ndihmuar financiarisht familjen e tij. Ka pasur tashmë 85 donacione mbi 2,500 dollarë me një synim prej 15,000 dollarë. 

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 08:42