Kroos cakton trashëgimtarin e tij te Reali i Madridit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 19:29

Kroos cakton trashëgimtarin e tij te Reali i Madridit

Toni Kroos largohet nga futbolli. Dhe e bën këtë me stil. Në prag të finales së Ligës së Kampionëve kundër Borusia Dortmundit, mesfushori gjerman njoftoi tërheqjen e tij.

Lajm i keq për dashamirësit e futbollit, një humbje e rëndësishme për Real Madridin që, pas Kasemiros, shohin “Santisima Trinidad” tashmë të përfaqësuar vetëm nga Luka Modriç. Xhud Belingam përshëndeti shokun e tij të skuadrës me një mesazh në Instagram.

“Një vit nuk ishte i mjaftueshëm. Faleminderit për gjithçka që i dhatë ekipit, ishte një kënaqësi e vërtetë ta shijoja futbollin dhe personalitetin tënd si tifoz, aq më tepër si shok ekipi. Kemi ende për të bërë këtë sezon, por uroj gjithë të mirat për atë që ju pret juve dhe familjen tuaj!”

Përgjigja e Kroos ishte gjithashtu e këndshme.

“Faleminderit miku im. Më shumë vite së bashku do të ishin të padrejta. Kam shijuar çdo minutë, që kur jeni bashkuar. Jeni më se gati për të marrë kontrollin. Në moshën 20…”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 19:29