Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda vendosin të njohin shtetin palestinez

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 19:25

Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda vendosin të njohin shtetin palestinez

Kryeministri irlandez, Simon Harris dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez në një deklaratë të mërkurën thanë se do të njohin shtetin palestinez.

“Ne do ta njohim Palestinën për shumë arsye dhe mund ta përmbledhim me tre fjalë, paqe, drejtësi dhe qëndrueshmëri”, tha Pedro Sanchez.

“Ne duhet të sigurohemi që zgjidhja me dy shtete të respektohet dhe të ketë garanci reciproke të sigurisë. Është thelbësore që të dyja palët të negociojnë për paqen dhe është për këtë arsye që ne e njohim Palestinën”.

“Kjo njohje nuk është kundër Izraelit, nuk është kundër hebrenjve. Nuk është në favor të Hamasit që është diçka që është thënë. Kjo njohje nuk është kundër askujt, është në favor të paqes dhe bashkëjetesës”, theksoi kryeministri spanjoll.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 19:25