Punëtorët e Postës në protestë – Ankohen për paga të ulëta, vonesa dhe kushte të vështira në punë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 18:56

Punëtorët e Postës në protestë – Ankohen për paga të ulëta, vonesa dhe kushte të vështira në punë

Ahmedi i punësuar për 20 vite si postier në terren në postat e Maqedonisë sot ishte pjesë e protestës së organizuar nga sindikata e postave të vendit, shkruan Alsat.

Ai thotë se përveç se punojnë me paga te ulëta, të punësuarit ballafaqohen edhe me vonesë të pagës dhe kushte të vështira për punë.

“Punën e kam postier në terren ndërsa sot protestohet për atë që nuk i kemi kushtet e punës e sidomos edhe pagesat, pra kemi fëmijë të cilët presin që prindi t’ua dërgoje kafshatën e bukës dhe nuk kemi nga e marrim, janë tejkaluar të gjitha normat dhe koha e fundit ishte me datë 15 të marrim paga ndërsa sot është i 22 dhe fëmijët e mi presin një kafshatë bukë t’ua dërgoj e nuk kam nga e marr”, tha Ahmed Salihasi, poster.

Nga sindikata e postave thonë se pavarësisht protestave të mëparshme nuk është rregulluar çështja e marrjes së rregullt të pagave dhe nuk është bërë asgjë për ndryshime në funksionimin dhe organizimin e Postës.

“Kërkojmë nga qeveria e re që menjëherë pas formimit të qeverisë posta e Maqedonisë të vendoset në prioritet dhe të kemi takim urgjent dhe të rregullojmë gjendjen në Posten e Maqedonisë”, tha Boro Veligdenov – kryetar i sindikatës së postës.

Sindikata e postave paralajmëroi se nga 7 qershori do të hynë në grevë./ Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 18:56