Tornado shkatërruese godet qytezën në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 09:07

Tornado shkatërruese godet qytezën në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën, duke vrarë shumë njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet të martën. Pamjet nga qyteza Greenfield shfaqin rrënimin e madh që ka shkaktuar tornadoja; shtëpi të bëra rrafsh me tokën dhe rrënoja gjithandej.

Disa turbina të mëdha të erës u rrëzuan gjithashtu. “Kjo tornado e ka shkatërruar një pjesë të madhe të kësaj qyteze”, tha Alex Dinkla, zëdhënës i policisë në Ajova. “Mund të konfirmojmë se ka shumë viktima nga kjo tornado”, shtoi ai. Dinkla nuk tregoi numrin e saktë të viktimave, dhe tha se numri nuk mund të dihet para të mërkurës.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 09:07