Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 20:13

Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli

Çiljeta në një bisedë me banorët e tjerë në ‘Ferma VIP’ ka shfaqur dëshirën e saj për të zgjeruar familjen. Përveç dy djemve, Fernando dhe Beko, ajo tha se do të dëshironte që të kishte në jetë edhe një vajzë, që të shërbente si urë lidhëse mes dy vëllezërve.

Këngëtarit se ka ëndërr që të birësojë një fëmijë, dhe me shpresën tek zoti, ajo thotë se do e realizojë së shpejti.
“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që ke në krah, do ja duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk”, tha këngëtarja.

Duke folur edhe për djalin e Albanit, Bekon, ajo tha se i ngjan nënës së vet dhe ka një fytyrë ëngjëllore.

“Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë ëngjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë. Do të dalim, do u ftojmë të gjithëve në shtëpi dhe do i njihni çunat e mi”, shtoi ajo.

Kujtojmë se Alban Hoxha humbi bashkëshorten pas lindjes së djalit të tyre.

https://www.instagram.com/reel/C7RqpkwIQlL/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=500&rd=https%3A%2F%2Fwww.kosovarja-ks.com&rp=%2Fciljeta-flet-per-djalin-e-albanit-i-ngjan-nenes-se-tij-ka-fytyre-engjelli%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2311.100000023842%7D

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 20:13