Një ditë Neroni vendosi të merrte pjesë edhe në garat me karroca…

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:36

Një ditë Neroni vendosi të merrte pjesë edhe në garat me karroca…

“Perandori Neron ka hyrë në histori për mizoritë e tij të njohura. Pak e dinë se në kohën e vet ai kishte famën e një “karagjozi” që përveç se perandor paraqitej njëkohësisht edhe si aktor, poet, këngëtar, etj. Besonte se këto i shërbenin për t’i rënë në sy për mirë popullit.

Një ditë Neron vendosi të merrte pjesë në garat me karroca. Në fillim karrocës së Perandorit i mbrehën 10 kuaj në vend të dy, pastaj vendosën që konkurrentët e tjerë të “tërhiqeshin” nga gara. Në metrat e fundit, Neroni i dehur ra nga karroca dhe skllevërit e morrën në krahë për të kaluar vijën e finishit.

Çdo ngjashmëri e Neronit me personazhe të kohës sonë është krejt e rastit…”

(Shënim në Fb i dr. Erion Dashos)

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media