Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:35

Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.

uharekasit kanë qenë shumë të mirë në çerekun e parë, duke dominuar nga fillimi për ta mbyllur me rezultat 16-10.

Alonzo Verge Jr dhe Jalen Nesbitt e nisën mirë takimin duke shënuar pikë, ndërsa te Trepça pesë lojtarë kishin nga dy pikë.

Trepça e fitoi çerekun e dytë me rezultat 20-11, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 30-30, duke treguar se ishte një ndeshje shumë e fortë dhe me pak diferenca.

K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.

Ylli e fitoi çerekun e tretë me rezultat 11-7, për ta mbyllur me rezultat të përgjithshëm 41-37.

Se ndeshja do të ishte e fortë dhe me pak diferenca, do ta konfirmonte fillimi i çerekut të katërt. Trepça e ka nisur shumë mirë çerekun e fundit, duke arritur një epërsi prej katër pikësh pas një serie prej 12-4.

Pas kësaj serie rezultati shkoi në 49-45 për minatorët. Nga këtu filluan faulet teknike, ku Erion Kastrati mori dy të tilla dhe u përjashtua.

Alonzo Verge Jr u kujdes që të mos krijohet epërsi, duke shënuar për 50-49.

Darnell Edge, mori minatorët mbi super në minutat e fundit me pikë dhe topa të vjedhur për t’i quar te fitorja, pasi pikët e Verge Jr e afruan rezultatin në 67-66, por jo mjaftueshëm.

Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 13 pikë e quan Trepçën drejt fitore.

Paraqitja fantastike e Alonzo Verge Jr me 28 pikë nuk i ndihmoi Yllit të triumfonte në fund. /Telegrafi/ 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:35