Ushtria izraelite bombardon shkollën ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Gaza

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:02

Ushtria izraelite bombardon shkollën ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Gaza

Të paktën 9 palestinezë humbën jetën në qytetin e Gazës pasi ushtria izraelite bombardoi një shkollë në të cilën ishin strehuar palestinezët e zhvendosur, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet spitalore, trupat e 9 palestinezëve mes të cilëve gra dhe fëmijë, u sollën në spitalin Al-Ahli Baptist.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën “Fatima al-Zahra” që ndodhet në zonën Al-Daraj në lindje të qytetit të Gazës dhe në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur.

Sipas tyre, përreth shkollës ndodhet një xhami dhe shkolla të ndryshme në të cilat janë strehuar qindra palestinezë ndërsa në rajon ka shkatërrime të mëdha.

Dëshmitarët theksuan se ekipet mjekësore dhe të Mbrojtjes Civile vazhdojnë punën për të arritur tek të plagosurit dhe ata që kanë humbur jetën.

Në sulmin e ushtrisë izraelite mëngjesin e sotëm që vendosi në objektiv një shtëpi në rajonin Al-Daraj, humbën jetën 16 palestinezë, mes të cilëve 10 fëmijë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:02