Angellov për punën në QMK: Nuk kam parë ditë të bardhë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 24 Maj, 2024 19:39

Angellov për punën në QMK: Nuk kam parë ditë të bardhë

Drejtori aktual i QMK-së, Stojançe Angelov, në TV21 është përgjigjur nëse do të pranojë të jetë sërish në krye të këtij institucioni

“Në këtë moment kam emocione të përziera për QMK-në. Unë nuk kam parë ditë të bardhë, sepse njerëzit më kërkojnë drejtpërdrejt”.

“Shumica e emergjencave ndodhin në fundjavë, përmbytjet ndodhin pasdite. Por duhet të pranoj se është një sfidë. Kam thënë se do të pranoj të punoj në QMK, vetëm nëse reformohet”, tha Angellov.

Ndryshe, Angellov si drejtor u emërua pas koalicionit me LSDM-në, ndërsa pas humbjes së saj në zgjedhje, ai shkoi në bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 24 Maj, 2024 19:39