Ibrahimi: Kjo VMRO dallon nga ajo e vjetra, nëse veprojnë si Gruevski atëherë rrugët tona do të ndahen…

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 22:20

Ibrahimi: Kjo VMRO dallon nga ajo e vjetra, nëse veprojnë si Gruevski atëherë rrugët tona do të ndahen…

I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, Zeqirija Ibrahimi nga VLEN tha se kjo VMRO dallon nga ajo e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

“Kjo VMRO mbase nuk është e njejta me atë të mikur të Ali Ahmetit, Gruevskit, apo atë të mikur të Artan Grubit, Mijallkovit. Nëse edhe kjo VMRO bëhët si ajo e vjetra neve s’na bëhët vonë të kalojmë dhe në opozitë. Ne flasim për një VMRO që përfaqëson elektoratin e saj dhe e respektojmë, mirëpo nëse kthehet prap VMRO-ja e dikurshmë, atëherë nuk do të mbetet hapësirë për qeverisje. Ne kemi qenë shumë vitë opozitë, mund të qëndrojmë ende”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se VLEN do të jetë garancë për mbrojtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në bashkëqeverisje me VMRO-në.

“Presidentja Siljanovska apo Mickoski nuk kanë thënë së nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Ne si shqiptar do të jemi në qeveri për ta mbrojtur atë marrëveshje dhe jo të bëhet revidim i saj. Ne sigurojmë edhe bashkësinë ndërkombëtare, se VLEN është garancë për respektim të marrëveshjeve”, tha Ibrahimi. /TvKlan.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 22:20