Aziri: Nëse ndodh koalicioni VMRO-VLEN do të ketë krizë të thellë të legjitimitetit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:43

Aziri: Nëse ndodh koalicioni VMRO-VLEN do të ketë krizë të thellë të legjitimitetit

Para fillimit të seancës konstitutive, deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, tha se ata nuk kanë marrë vendim nëse do ta votojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvedit.

“Besoj se ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që përflitet në opinion se do të ketë koalicion mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, besojë se do të na shfaqet problem i krizës së thellë të legjitimitetit, dhe pastaj shtrohet pyetja se çfarë t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve”, tha Aziri.

Ai tha se të gjithë deputetët e Frontit Evropian do të takohen sot dhe do t’i diskutojnë momentet e reja në skenën politike. /SHENJA/

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:43