Dimitrievski: Do ta mbështesim Gashin për kryetar të Kuvendit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:53

Dimitrievski: Do ta mbështesim Gashin për kryetar të Kuvendit

Kryetari i ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, i cili ka mandat të deputetit, por gjithashtu është edhe kryetar i Kumanovës, para fillimit të seancës së sotme konstitutive të Parlamentit, deklaroi se pesë deputetët e partisë së tij do të votojnë për Afrim Gashin, nëse ai propozohet për kryetar të Kuvendit.

Dimitrievski i uroi sukses përbërjes së re parlamentare.

“ZNAM pret nga kjo përbërje parlamentare shumë. Besoj se si partner potencial në qeverisjen e ardhshme do të japim kontributin tonë me veprimin tonë politik sepse tashmë serioziosht bisedojmë për zbatimin e një pjese të dispozitave tona programore në programin e ardhshëm qeveritar dhe përbërjes qeveritare”, tha Dimitrievski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me bisedimet për qeverinë e re, Dimitrievski tha se ende nuk janë marrë vesh për kurrfarë zgjidhje kadrovike.
“Për ne në plan të dytë janë ndarja e pushtetit dhe pozitat e ministrave, në plan të parë është gjithë ajo që e premtuam në periudhën parazgjedhore”, tha Dimitrievski.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:53