Kultivuesit e domateve në Strumicë kërkojnë rritjen e çmimit me shumicë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:48

Kultivuesit e domateve në Strumicë kërkojnë rritjen e çmimit me shumicë

Kultivuesit e domateve nga Strumica kanë protestuar duke e bllokuar qendrën e qytetit me traktorët e tyre. Ata kërkojnë çmim më të lartë, pasi siç thonë ata, aktualisht grumbullimi i domateve bëhet me 25 denarë për kilogram. Ata po ashtu kërkojnë ndërprerjen e importit të domateve nga jashtë.

“Çmimi fillestar, 25 denarë. Është për të ardhur keq që çmimi fillestar të jetë 25 denarë. Zakonisht çmimi fillonte prej 50 denarësh dhe përfundonte me 25 denarë.”, – tha një bujk.

“Pasi repromatrialet janë me çmim shumë të lartë, sidomos për domatet, që në fillim jemi në humbje. Ndërsa këto çmime që janë aktualisht, nuk kanë qenë asnjëherë kaq të ulëta.”, – tha një bujk tjetër.

Zëvendësministri teknik i bujqësisë, Cvetan Tripunovski, ka takuar bujqit, ndërsa u ka premtuar se nuk do të lejojë që dikush ta keqpërdorë mundin e tyre.

“Kjo po ndodh prej 5 vitesh. Këtu ka një grupacion që e konsumon mundin e bujqve. Premtoj se kjo në të ardhmen nuk do të lejojmë të ndodhë. Këtë po e bën mafia e gjelbër apo mafia e tregut me shumicë.”, – theksoi zëvendësministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Derisa bujqit vazhdojnë protestat, zëvendësministri Tripunovski po kërkon zgjidhje në takim me blerësit në përpjekje për të dakorduar rritjen e çmimit grumbullues të domateve.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:48