​Mbappe e konfirmon dashurinë për Milanin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 21:26

​Mbappe e konfirmon dashurinë për Milanin

Edhe pse spekulohet vazhdimisht se klubi i tij i ardhshëm është Real Madridi, Kylian Mbappe ka zbuluar se nëse do të kalonte në Serie A, transferimin do ta bënte te gjiganti italian AC Milan.

Mbappe e konfirmoi se që prej fëmijërisë ka qenë një tifoz i flaktë i Milanit, njëjtë sikurse e gjithë familja e tij.

“Futbolli italian? Ju nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë e kam thënë: Nëse një ditë shkoj në Itali, unë do të shkojë te Milani. Si fëmijë, kam qenë tifoz i flaktë e Milanit dhe unë gjithmonë e shikoj Serie A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, tifozë të flaktë të Milanit”, tha Mbappe. 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 21:26