Nis seanca konstitutive për përbërjen e re parlamentare

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:42

Nis seanca konstitutive për përbërjen e re parlamentare

Filloi mbledhja konstitutive e përbërjes së re parlamentare. Seancën e kryeson deputetja më e vjetër Merita Kolçi Koxhaxhiku.

Në rendin e ditës të seancës janë përzgjedhja e Komisionit Verifikues, Verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, përzgjedhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe përzgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së re, zgjat maksimum tri ditë dhe Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve për kryetar të Kuvendit do të propozohet Afrim Gashi nga Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 12:42