Osmani uron Gashin: Shqiptarët në Maqedoni, kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 22:17

Osmani uron Gashin: Shqiptarët në Maqedoni, kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen në këtë pozitë.

Në urimin e saj, Osmani thotë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit “ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj”.

“Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, tha Osmani

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 22:17