Protestë në Rrugën Industriale në Vizbeg, sipërmarrësit kundër bazës së asfaltit që po gërmohet aty

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:15

Protestë në Rrugën Industriale në Vizbeg, sipërmarrësit kundër bazës së asfaltit që po gërmohet aty

Pronarët e bizneseve në zonën industriale në Vizbeg dolën në protestë për të shprehur revoltën e tyre pasi komuna e Çuçer Sandevës i ka lejuar një kompanie të ndërtojë bazë asfalti. Bizneset përreth thonë se kjo është e rrezikshme për shëndetin, pasi shkakton sëmundje të ndryshme. Filip Spasovski inxhinier i ndërtimtarisë thotë se disa konsulentë që punojnë për atë kompani nuk kanë dashur t’i dëgjojnë shpjegimet e tyre.

“Kemi dëgjuar marrëzi nga disa konsulentë që punojnë për ta, shumica e tyre nuk e dinë se sa dëme shkakton pastrimi nga pluhuri. Nuk kanë dashur të dëgjojnë shpjegimet tona dhe nuk kanë dashur të konsultohen me Fakultetin e Ndërtimtarisë”, tha Filip Spasovski – Inxhinier i ndërtimtarisë.

“Vendndodhja është absolutisht e papërshtatshme, në 5 mijë m2 të tentosh të vendosësh një bazë asfalti, ku e di që shfrytëzimi i saj nënkupton makineri të rënda dhe kamionë të rëndë”, u shpreh Taip Jakupi – përfaqësues i Shoqatës Industriale Vizbeg.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:15