RMV, vitin e kaluar diplomuan 7.422 studentë, 0.78 përqind më pak se në vitin 2022

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:39

RMV, vitin e kaluar diplomuan 7.422 studentë, 0.78 përqind më pak se në vitin 2022

Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet, në vitin 2023 në shkollat ​​dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar7.422 studentë të nivelit universitar, që është një rënie prej 0,81 përqind krahasuar me vitin 2022.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043 ose 81,4 përqind janë studentë të rregullt dhe 1.379 ose 18,6 përqind studentë me kohë të pjesshme. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64.8 përqind janë femra.

Tridhjetë e shtatë përqind u diplomuan brenda afatit, ndërsa 63 përqind pas afatit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:39