Rritje e numrit të ekspozitave në Maqedoninë e Veriut, por është zvogëluar numri i vizitorëve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:53

Rritje e numrit të ekspozitave në Maqedoninë e Veriut, por është zvogëluar numri i vizitorëve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 554 ekspozita të organizuara artistike, duke shënuar rritje për 3.2 përqind në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën e njëjtë, për 27.3 %, është rritur numri i artistëve – pjesëmarrësve në ekspozita, kurse numri i vizitorëve të ekspozitave artistike është zvogëluar për 13.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që në vitin 2023 janë organizuar 18 koloni artistike.

Në 554 ekspozitat e artit, kanë marrë pjesë gjithsej 172 814 vizitorë, ashtu që 141 439 vizitorë ishin në ekspozitat e artistëve vendor.

Në muzetë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023 kanë marrë pjesë 19 713 vizitorë, 35 900 në galeritë artistike, 16 361 në shtëpitë e kulturës, 1 000 në ASHAM, 86 255 në qendrat për kulturë, 6 800 në shoqëritë artistëve dhe 6785 në hapësirat tjera.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:53