Stano: Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave për Kosovën

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:28

Stano: Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave për Kosovën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se ende nuk ka përfunduar raporti i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në lidhje me heqjen eventuale të masave të vendosura për Kosovën.

Në një konferencë për media, ai tha se raporti nuk i është dërguar as shteteve anëtare.

Stano, theksoi se në të do të përfshihen edhe zhvillimet e fundit, duke përfshirë mbylljen e pikave ilegale të bankave serbe në vend dhe aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e dinarëve.

“Masat janë vendosur si përgjigje e hapave të pakoordinuar e të njëanshëm që dërgojnë drejtë eskalimit të mëtejmë, dhe nuk ndihmojnë në deeskalim. Ato ishin vendosur me qëllimin që të motivojnë autoritetet kosovare që të punojnë drejt deeskalimit, kështu që sigurisht gjithçka që po ndodh në terren dhe ka ndikim negativ në përpjekjet për deeskalim, po merret parasyshe dhe përfshihet në raport”, tha Stano transmeton Klankosova.tv

Zëdhënësi i BE-së disa javë më parë kishte deklaruar se raporti i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në lidhje me zbatimin e kërkesave të BE-së para heqjes së masave, ishte në përfundim e sipër dhe pritej që shumë shpejtë do t’u dorëzohej vendeve anëtare para se të merrej një vendim.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:28