Talat Xhaferi nuk heq dorë nga posti i kryeministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:25

Talat Xhaferi nuk heq dorë nga posti i kryeministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili është zgjedhur edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën konstitutive të përbërjes së re parlamentare, paralajmëroi se do e ushtrojë funksionin e Kryeministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, dhe deri atëherë nuk do të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Kuvendit. Kryeministri Xhaferi, u referua në Kushtetutën, ligjet dhe praktikat e deritanishme.

Në vazhdim është pjesë e fjalës së Kryeministrit Xhaferi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

„Njoftoj opinionin të njoftojë institucionet përkatëse zyrtarisht që si Kryeministër dhe si përbërje qeveritare, në bazë të konkluzës së kësaj përbërjeje qeveritare, do të vazhdoj të kryej detyrat dhe obligimet që burojne nga funksioni Kryeministër i vendit deri në zgjedhjen e qeverisë së radhës nga kjo përbërje qeveritare, dhe nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit dhe me këtë, në bazë të Ligjit për ndërprerje ose për parandalim të korrupsionit për shkak të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, se nuk mundet në të njëjtën kohë të barti dy detyra, dy funksione, për këtë arsye, deri në zgjedhjen e Qeverisë së radhës, nuk do të marr pjesë ne punimet e Kuvendit dhe në vendimmarrjen e Kuvendit, për të plotësuar përcaktimet e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit te interesit. Kjo është për ti informuar të gjithë, për ti tejkaluar të gjitha dilemat për çështjen e funksionimit të mëtutjeshëm të institucioneve“.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:25