Dy ditë pas shkarkimit, lajmërohet ish-drejtori i Kardiokirurgjisë: Sabotim i organizuar kundër nesh

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:08

Dy ditë pas shkarkimit, lajmërohet ish-drejtori i Kardiokirurgjisë: Sabotim i organizuar kundër nesh

Dy ditë pas shkarkimit nga pozita e drejtorit medicinal, Marjan Shokarvoski mblodhi çerekun e personelit në orar të punës në amfiteatrin e Klinikës dhe për një orë rresht u rrëfye para mediave, shkruan Alsat.

Ai tha se kundër tij po bëhet një sabotim i organizuar, por nuk theksoi se nga kush.

Shokarovski demantoi deklaratat e ministrit Demiri se vdekshmëria është rritur në Kardiokirurgji, madje ai tha se 170 pacientët e vdekur të pa evidentuar në sistem kanë ndodh si pasojë e një problemi teknik.

“Ashiqare të dhënat që janë liferuar në publik janë një sabotim i orkestruar kundër Klinikës shtetërore të  Kardiokirurgjisë, me gënjeshtra dhe prezantim selektiv pa u konsultuar askush nga klinika a të përfshihen njerëz që as nuk trajtojnë pacientë as s’kanë lidhje me klinikën… Kur jemi te të dhënat statistikore të transplantimeve, përqindja e shpëtimit të pacientëve është mbi mesataren botërore, por disa fuqi dashakeqe këtë përparim duan ta përulin dhe ta relativizojnë”, tha Marjan Shokarovski, Ish-Drejtor i Kardiokirurgjisë.

Personeli mjekësor shpreh shqetësimin se ndikimi politik po u pengon punën e tyre profesionale.

“Sot ne kemi akuza serioze për punën e Klinikës, jo për një individ por për gjithë ne që jemi mbledhur këtu. Unë ju garantoj, pa u prekur institucionet tjera, që nuk ekziston klinikë që më profesionalisht i mjekon pacientët”, tha Nadica Mehmedoviq, Doktoreshë në Klinikën e Kardiologjisë.

Konferenca për media i ngjante një shfaqje me publik ku pas çdo deklarate shoqërohej me duartrokitje.

“Të dhënat që dolën në opinion janë bërë në bazë të një-dy muajve ku ka qenë e rritur vdekshmëria. Në ato periudhë më shumë se 60% e pacientëve ishin raste urgjente”, u shpreh doktori, Vasil Papastiev.

Reagimet erdhën pas shkarkime nga Ministria e Shëndetësisë të drejtorit të Klinikës Marjan Shokarovski dhe udhëheqësen e Programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, Aleksandra Eftimova.

Dy ditë më parë ministri Ilir Demiri tha se rastin e ka denoncuar edhe në prokurori, dhe kërkon masa urgjente nga organi akuzës. Sipas tij ka dy arsye për shkarkimin e tyre, dyshimet janë se kanë keqpërdorur shume të majme parash dhe rritjes së vdekshmërisë./ Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:08