Këtë fundjavë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:24

Këtë fundjavë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit informon se të shtunën dhe të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në kohën e njejtë”, thuhet në kumtesën e sotme.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:24