Lefkov: Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoni dalin nga sistemi njëpartiak

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:26

Lefkov: Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoni dalin nga sistemi njëpartiak

Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE tha në eemisionin “24 Analizë” në TV 24 se populli ka thënë fjalën e tij dhe se është koha që Ali Ahmeti dhe BDI ta pranojnë realitetin, përcjell FLAKA.

“Më në fund, pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoni po dalin nga sistemi njëpartiak, është e shëndoshë të shkosh në opozitë. Nuk ka asnjë peshë argumentet e tij. Populli votoi dhe është e qartë se cila është struktura. Që populli votoi për Frontin Evropian është një këndvështrim i ngushtë i gjërave. Ato parime janë braktisur nga vetë Ahmeti dhe nuk ka si të rikthehet zbatimi i parimeve të tilla. Ai duhet të pranojë realitetin dhe mesazhin e popullit”, thotë Lefkov. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:26