Mësohet data e saktë e përballjes së dytë Usyk-Fjuri

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:47

Mësohet data e saktë e përballjes së dytë Usyk-Fjuri

Tashmë është caktuar data se kur do të ndodh rimeçi në mes Tajson Fjurit dhe kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda Oleksandr Usyk.

Përballja e dytë do të zhvillohet përsëri në Arabinë Saudite, më saktësisht më 21 dhjetor, ku Usyku do mbrojë titujt e tij të sapofituar.

Kujtojmë që boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk, mposhti Tajson Fjurin pikërisht në Riad të Arabisë Saudite ku u shpall kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, duke i shkaktuar anglezit humbjen e parë në karrierën e tij. /IndeksOnline/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:47