Mickoski në takim me shefin e misionit të OSBE-së: Vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:43 Përditësuar

Mickoski në takim me shefin e misionit të OSBE-së: Vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane

Mickoski në takim me shefin e misionit të OSBE-së, Kilian Vahl, vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane, pason një periudhë reformash, përcjell FLAKA.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, sot, më 29.05.2024, kanë pasur takim me ambasadorin dhe shefin e misionit të OSBE-së, Kilian Val.

Në takim u bisedua për realizimin dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni, si dhe për hapat e mëtutjeshëm për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Kryetari Mickoski falënderoi përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së për përfshirjen dhe monitorimin aktiv të proceseve zgjedhore, si më 24 prill ashtu edhe më 8 maj. Mickoski theksoi se në vend është një periudhë e reformave, forcimit ekonomik, si dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit në mënyrë që vendi të zhvillohet dhe të përparojë. Ai gjithashtu shtoi se vendi do të vazhdojë në rrugën evropiane, për të cilën do të avokojë fuqishëm qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në takim, siç njoftojnë nga partia, u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm i VMRO-DPMNE-së dhe Misionit të OSBE-së dhe se i njejti do të vazhdojë edhe më tej. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:43 Përditësuar