Nevojë për automjet me shkallë hidraulike

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:31

Nevojë për automjet me shkallë hidraulike

Se ky problem do të tejkalohet shpejt tregon edhe fakti se disa mërgimtar dibran që jetojnë në SHBA e që këto ditë janë në vendlindje kanë qenë shumë të interesuar për blerjen të shkallës hidraulike për nevojat e njësisë antizjarr

Njësia e zjarrfikësve të Dibrës duke analizuar ndërtimet e shumta të ndërtesave shumëkatëshe, ka vlerësuar se për sigurinë të banorëve, qytetit të Dibrës patjetër i duhet një automjet me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarreve por edhe për intervenime teknike. Udhëheqësia e kësaj njësie potencon se tani më një pjesë e madhe e banorëve dibran jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe. Kjo situatë kërkon edhe një mënyrë tjetër të mbrojtjes nga zjarret për çka nevojitet një automjet special në këtë njësi. Automjeti do të shërbej për shuarjen e zjarreve por edhe për intervenime teknike. Kërkesa ka përkrahje nga pushteti vendor por është për tu theksuar edhe faktin se ka edhe mërgimtarë dibran të cilët duan të ndihmojnë në blerjen të këtij automjeti me shkallë hidraulike.

Në një atmosferë shumë pozitive për problemin është biseduar edhe mes përfaqësuesve të pushtetit vendor, njësisë antizjarr por edhe disa mërgimtarëve të cilët kanë dëshirë të ndihmojnë për këtë projekt shumë domethënës për sigurinë e banorëve që jetojnë në banesa kolektive shumëkatëshe. Në Dibër viteve të fundit lulëzon ndërtimi i banesave kolektive të cilët deri para tre dekadave ishin katërkatëshe por tani ka ndërtime edhe të banesave dhjetkatëshe. Njësia antizjarr në një situatë të këtillë nuk ka mundësi të intervenoj kur ka zjarre në banesat kolektive të larta por edhe kur ka nevojë edhe për intervenime teknike. Komisari i njësisë antizjarr, Xhetan Miftaroski thotë se patjetër duhet të sigurohet një shkallë hidraulike. Qyteti tani ka objekte shumë të larta dhe ne me teknikën tonë nuk mund të intervenojmë meqë ajo është modeste. “Automjeti me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarrit është e nevojshme dhe ka nevojë të jetë me një gjatësi optimale. Ajo duhet të sigurohet dhe shpresojmë se kjo do të ndodh shumë shpejt. Ka ndodhur që kemi patur ftesa nga disa bashkëqytetarë që kanë patur probleme me mbylljen e dyerve, por ka patur edhe zjarre”, thotë ai. Iniciativa ka patur përkrahje të plot edhe nga komuna Dibër. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka thotë se njësia gjithmonë ka patur përkrahje si në aspektin e kompletimit të kuadrit të zjarrfikësve ashtu edhe në aspektin e sigurimit të automjeteve.

Se ky problem do të tejkalohet shpejt tregon edhe fakti se disa mërgimtar dibran që jetojnë në SHBA e që këto ditë janë në vendlindje kanë qenë shumë të interesuar për blerjen të shkallës hidraulike për nevojat e njësisë antizjarr. Në bisedën që patëm me disa nga ata, ata kishin dëshirë të mbeten anonim por thanë se meqë qëndrojnë në vendlindje do të kontaktojnë si me njësinë antizjarr ashtu edhe me pushtetin vendor, me qëllim që ta sigurojnë këtë automjet me shkallë hidraulike. Kjo do të thotë se Dibra ashtu ka edhe në shumë qytete të tjera, edhe ajo do të ketë një automjet special me shkallë hidraulike për shuarjen e zjarreve. Në njësinë antizjarr theksojnë se disa vite potencohet nevoja për një automjet me shkallë hidraulike, por deri tani kjo nuk është siguruar. Mossigurimi i një automjeti të këtillë drejtpërdrejt cenon të drejtat e qytetarëve meqë mungesa mund të sjell rreziqe për banorët. (koha.mk)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:31