Nga Argjentina e bëjnë të sigurt: Di Maria bashkohet me Messin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:25

Nga Argjentina e bëjnë të sigurt: Di Maria bashkohet me Messin

Ángel Di María, i cili është në fund të kontratës së tij me Benfica-n, tashmë ka arritur një marrëveshje financiare me Inter Miamin. Kështu raporton gazetarit Leo Paradizo, nga ESPN Argjentina.

Lojtari i përfaqësueses së Argjentinës do të bashkohet me bashkatdhetarin e tij, Lionel Messi në MLS, megjithëse momenti në të cilin mund të ndodhë një transferim i tillë ende nuk është bërë i ditur, qoftë në qershor, kur përfundon lidhja e tij me Shqiponjat, apo në merkaton e radhës së dimrit.

Trajneri i Inter Miamit, “Tata” Martino, e përjashton mundësinë e mbërritjes menjëherë të Di Marias në Florida për shkak të rregulloreve; klubi i David Beckhamit tashmë e ka arritur kufirin e pagave të vendosur nga MLS.

“Kjo ka të bëjë me situata të veçanta, me faktin se ne kemi një skuadër që është tashmë brenda buxhetit të MLS-së dhe për këtë arsye nuk ka asnjë mënyrë për të kërkuar një lojtar tjetër ai Ángel Di María. Nuk mund të vijë askush. Kanë mbetur edhe dy muaj deri në hapjen e merkatos, por nëse rregullat e MLS nuk ndryshojnë, nuk ka asnjë mënyrë për të nënshkruar me një lojtar si ai”.

Mundësia që lojtari 36-vjeçar të shkojë në Rosario Central përpara se të përfundojë karrierën tek Inter Miami ka qenë skenari më i diskutuar.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:25