Priten tensione mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ja kush e thotë!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:13

Priten tensione mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ja kush e thotë!

Formimi i Qeverisë pa partinë fituese,Frontin Evropian pritet të krijojë tensione mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e paralajmëroi analisti politik Seladin Xhezairi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e Euronews Albania, ku është shprehur se shqiptarët janë popullata e dytë më e madhe në Maqedoninë e Veriut .

Kushdo që të jetë fitues ai duhet të ketë të drejtën e përfaqësimit të vullnetit politik të shqiptarëve për shkak se në të kundërtën vihet në pikëpyetje e ashtuquajtura demokraci përfaqësuese tha ai.

Xhezairi tha se natyrisht priten tensione dhe ato janë paralajmëruar që në.hapin. e djeshëm të braktisjes së votimit nga ana e deputetëve të Frontit Evropian.

Pa paragjykuar duhet pritur këtë pasdite për të parë se si ka për tu artikuluar kjo pakënaqësi e Frontit Evropian të prirë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ai u shpreh se parashikoj se gjithë kjo verë, gjithë ky vit ka për të qenë tepër i nxehtë për skenën politike të vendit që edhe ashtu ka probleme dhe sfida të tjera u shpreh midis të tjerash analisti Xhezairi.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:13